Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.
Na ndiqni në Instagram dhe Youtube
Qendra e Fertilitetit në Spitalin Amerikan ka ndihmuar shumë çifte të realizojnë ëndrrën për t’u bërë prindër.
Qendra e Fertilitetit në Spitalin Amerikan – zgjedhja e duhur për rrugëtimin drejt prindërimit.
Eksperienca shumëvjeçare e mjekëve tanë, përkushtimi i ekipit multidisiplinar dhe teknologjia moderne që disponon Spitali Amerikan, janë ndër faktorët që kontribuojnë në rezultatet tona në trajtimin e infertilitetit.
Sipas statistikave tona, me Fertilizim In Vitro (IVF), përqindja e suksesit të shtatzënisë arrin:
• 80% në total;
• 62% për pacientet mbi 30 vjeç;
• 46% për pacientet mbi 40 vjeç.
Këto rezultate pasqyrojnë punën e përkushtuar, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm të ekipit tonë mjekësor për t’i ofruar çdo çifti kujdesin dhe mbështetjen e duhur në këtë rrugëtim.
SUKSESI VAZHDON… ❤️
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan
Rezonanca magnetike (MRI) në Spitalin Amerikan 3
Rezonanca Magnetike (MRI) është një ekzaminim diagnostikues bashkëkohor që mundëson vizualizimin e detajuar të organeve, indeve dhe strukturave të brendshme të trupit, duke ndihmuar mjekët në diagnostikimin dhe ndjekjen e patologjive të ndryshme.
Çfarë mund të ekzaminohet me Rezonancë Magnetike?
• Truri dhe koka: patologjitë neurologjike, tumoret dhe ndryshimet strukturore cerebrale.
• Shtylla kurrizore: herniet diskale, dëmtimet dhe patologjitë e shtyllës kurrizore.
• Artikulacionet: gjunjët, shpatullat, kyçet, duart dhe këmbët.
• Zemra dhe enët e gjakut: vlerësimi i strukturave kardiake dhe vaskulare.
• Organet e kraharorit: ekzaminimi i strukturave torakale.
• Abdomeni dhe pelviku: mëlçia, pankreasi, veshkat, prostata dhe organet gjinekologjike.
• Rajoni maksilofacial: nofullat, sinuset dhe strukturat përkatëse.
Çfarë duhet të dini përpara ekzaminimit?
Rezonanca Magnetike nuk përdor rrezatim jonizues. Përpara ekzaminimit, pacienti duhet të informojë stafin mjekësor për praninë e implanteve metalike, pacemaker-it apo pajisjeve të tjera mjekësore.
Përgatitja varet nga zona që do të ekzaminohet dhe nëse ekzaminimi kërkon përdorimin e kontrastit.
Rezervoni ekzaminimin tuaj në Spitalin Amerikan 3.
Për informacion dhe rezervime:
042 357 535
https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #RezonancaMagnetike #MRI
Pa operacion të hapur, ja si mund të zhbllokohen rrugët e frymëmarrjes përmes bronkoskopisë
Në rastet kur një formacion patologjik ngushton ose bllokon rrugët e frymëmarrjes, bronkoskopia mund të përdoret jo vetëm për diagnostikim, por edhe për trajtim.
Prof. Dr. Stefano Gasparini, ekspert në Pneumologjinë Intervencioniste, shpjegon se përmes bronkoskopisë rigide, nën anestezi të përgjithshme dhe me teknika të avancuara, si lazeri dhe elektrokirurgjia, mund të hiqet indi patologjik që pengon kalimin e ajrit, duke ndihmuar në rikthimin e kalueshmërisë së rrugëve të frymëmarrjes.
Këto procedura terapeutike realizohen në Njësinë e Pneumologjisë Intervencioniste të Avancuar në Spitalin Amerikan 3 dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e frymëmarrjes te pacientët me obstruksione bronkiale, kur indikohet klinikisht.
Për konsultë dhe rezervime:
📞 042 357 535
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#PneumologjiIntervencioniste #BronkoskopiRigide #StefanoGasparini #ShendetiPulmonar #SpitaliAmerikan
@rtvklan
Poliklinika e Spitalit Amerikan 3, e hapur çdo të shtunë!
Nëse gjatë javës e keni të vështirë të kryeni vizita tek mjekët specialistë, tani keni mundësinë t’i realizoni ato edhe të shtunave. Në dispozicionin tuaj janë shërbime të specializuara nga mjekë profesionistë në fusha të ndryshme.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni këtu: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan – përqafo jetën!
#spitaliamerikan #spitaliamerikan3 #poliklinika #kujdesishëndetësor
Kriobiopsia, një metodë e avancuar për diagnostikimin e sëmundjeve intersticiale të mushkërive
I ftuar në emisionin “Rudina”, në TV Klan, Prof. Dr. Stefano Gasparini, ekspert ndërkombëtar në fushën e Pneumologjisë Intervencioniste, shpjegoi rëndësinë e kriobiopsisë dhe rolin e saj në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive.
Kriobiopsia është një procedurë që mundëson marrjen e mostrave të indit pulmonar përmes një sonde të posaçme, e cila përdor temperatura shumë të ulëta për të ngrirë dhe marrë një fragment indi.
Avantazhi kryesor i kësaj metode është mundësia e marrjes së mostrave më të mëdha krahasuar me biopsinë tradicionale me pincë. Kjo siguron më shumë material për ekzaminim histopatologjik, duke mundësuar një vlerësim më të detajuar të strukturës së indit pulmonar dhe duke ndihmuar në përcaktimin e diagnozës dhe orientimin drejt trajtimit të përshtatshëm.
Kriobiopsia përdoret veçanërisht në diagnostikimin e sëmundjeve intersticiale të mushkërive, por gjen zbatim edhe në vlerësimin e patologjive të tjera pulmonare dhe të nyjeve limfatike, në raste të përzgjedhura.
Nëpërmjet Njësisë së Pneumologjisë Intervencioniste, Spitali Amerikan 3 ofron mundësi të avancuara diagnostikuese për vlerësimin e sëmundjeve të mushkërive, duke ndërthurur ekspertizën mjekësore me teknikat bashkëkohore.
Për konsultë dhe rezervime:
📞 042 357 535
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #PneumologjiaIntervencioniste #ShendetiIMushkerive #ProfDrStefanoGasparini #mushkeri
@rtvklan
Investim i ri në teknologji të avancuar në Spitalin Amerikan 3!
Spitali Amerikan 3 investon në teknologji bashkëkohore për Gastroenterologjinë dhe Pneumologjinë Intervencionuese, duke zgjeruar mundësitë për diagnostikim të avancuar dhe trajtime minimalisht invazive.
Përmes pajisjeve moderne, platformave të avancuara të endoskopisë dhe sistemeve të specializuara, pacientët kanë akses në një gamë të gjerë procedurash diagnostikuese dhe terapeutike.
GASTROENTEROLOGJI
* Gastroskopi diagnostike dhe terapeutike
* Kolonoskopi diagnostike dhe terapeutike
* Endoskopi pediatrike
* Ekoendoskopi diagnostike (EUS)
* Ekoendoskopi terapeutike
PNEUMOLOGJI INTERVENCIONUESE
* Bronkoskopi e avancuar fleksibël dhe rigide
* Ekobronkoskopi (EBUS), përfshirë EBUS-in radial
* Biopsi pulmonare, përfshirë kriobiopsinë
* Diagnostikim dhe stadifikim i kancerit të mushkërive
* Diagnostikim i sëmundjeve intersticiale pulmonare
* Trajtim endoskopik i ngushtimeve dhe bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes
TEKNOLOGJI DHE SIGURI
* Sisteme të avancuara të videoendoskopisë
* Platforma ultrasonografike EUS/EBUS
* Sisteme moderne për përpunimin, dezinfektimin, tharjen dhe ruajtjen e endoskopëve
Për informacione ose rezervime:
📞 042 357 535
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
👣 Këmba e sheshtë te fëmijët – Kur duhet të shqetësohen prindërit?
Këmba e sheshtë është një gjendje e zakonshme te fëmijët, e karakterizuar nga mungesa ose ulja e harkut natyral të shputës.
Dr. Neritan Boriçi, kirurg ortoped shpjegon se rreth moshës 4–5 vjeç, prindërit mund të vërejnë më qartë formën e këmbës së fëmijës.
A ka nevojë për trajtim?
Në shumicën e rasteve, harku i këmbës zhvillohet natyrshëm me rritjen e fëmijës. Megjithatë, kur shfaqen dhimbje, vështirësi në ecje apo shqetësime të tjera, rekomandohet konsultë me mjekun ortoped.
Trajtimi, kur është i nevojshëm, mund të përfshijë ushtrime specifike dhe ndjekje periodike. Në raste të veçanta, mund të merret në konsideratë edhe ndërhyrja kirurgjikale.
Për konsultë dhe rezervime: 042 357 535
https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Një procedurë e avancuar për diagnostikimin e lezioneve pulmonare, për herë të parë në Shqipëri
Njësia e Pneumologjisë Intervencioniste të Avancuar në Spitalin Amerikan 3 ka nisur aktivitetin me realizimin e një procedure të avancuar diagnostikuese, të kryer nga Dr. Klodeta Grosha, mjeke pneumologe dhe specialiste në Pneumologjinë Intervencioniste, në bashkëpunim me Prof. Dr. Stefano Gasparini, ekspert ndërkombëtar në fushën e Pneumologjisë Intervencioniste.
Bëhet fjalë për biopsinë e një lezioni pulmonar periferik, përmes bronkoskopisë së avancuar dhe EBUS-it radial, një procedurë që realizohet për herë të parë në vendin tonë. Gjatë ndërhyrjes u mor materiali për biopsi dhe u krye lavazhi bronkial.
E ftuar në emisionin “Rudina”, në TV Klan, Dr. Klodeta Grosha foli për rëndësinë e kësaj procedure dhe prezantoi ekzaminimet dhe shërbimet që ofron kjo njësi:
- Bronkoskopia e avancuar fleksibël dhe rigide.
- Ekobronkoskopia (EBUS), përfshirë EBUS-in radial.
- Biopsitë pulmonare, përfshirë kriobiopsinë.
- Diagnostikimi dhe stadifikimi i kancerit të mushkërive.
- Diagnostikimi i sëmundjeve intersticiale pulmonare.
- Trajtimi endoskopik i ngushtimeve dhe bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Përmes këtyre procedurave, pacientët kanë akses në shërbime të specializuara diagnostikuese dhe terapeutike, të cilat tashmë mund t`i kryejnë edhe në Shqipëri.
Për konsultë dhe rezervime: 042 357 535
https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #PneumologjiaIntervencioniste #ShendetiIMushkerive #DrKlodetaGrosha #ProfDrStefanoGasparini
Njihuni me Njësinë e Pneumologjisë Intervencioniste të Avancuar në Spitalin Amerikan 3: Teknologji, ekspertizë dhe kujdes i specializuar për mushkëritë
Për herë të parë në Shqipëri, Spitali Amerikan 3 sjell një Njësi të dedikuar të Pneumologjisë Intervencioniste të Avancuar, duke zgjeruar mundësitë për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive komplekse të sistemit respirator.
Njësia është e pajisur me teknologji moderne dhe ofron kushtet për realizimin e procedurave të avancuara të Pneumologjisë Intervencioniste. Në funksion të këtij shërbimi është edhe një ekip mjekësor i specializuar, pjesë e të cilit janë Dr. Klodeta Grosha, mjeke pneumologe dhe specialiste në Pneumologjinë Intervencioniste, si dhe Prof. Dr. Stefano Gasparini, ekspert ndërkombëtar në këtë fushë.
Falë këtij investimi, pacientët shqiptarë tashmë kanë mundësi të përfitojnë në Shqipëri procedura të avancuara diagnostikuese dhe terapeutike për sëmundjet e mushkërive, për të cilat më parë mund të ishte e nevojshme të drejtoheshin drejt qendrave të specializuara jashtë vendit.
Njësia ofron një gamë të gjerë procedurash, përfshirë:
• Bronkoskopinë e avancuar fleksibël dhe rigide.
• Ekobronkoskopinë (EBUS).
• Biopsitë pulmonare, përfshirë kriobiopsinë.
• Diagnostikimin dhe stadifikimin e kancerit të mushkërive.
• Diagnostikimin e sëmundjeve intersticiale pulmonare.
• Trajtimin endoskopik të ngushtimeve dhe bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë me mjekët tanë:
📞 042 357 535
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #PneumologjiaIntervencioniste #DrKlodetaGrosha #ProfDrStefanoGasparini #mushkerite
@rtvklan
Dr. Areti Pojani, mjeke Nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3
Dr. Areti Pojani është pjesë e Spitalit Amerikan prej 16 vjetësh, ku ka ndërtuar një eksperiencë të gjerë profesionale, duke mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese në Shërbimin e Urgjencës në disa prej degëve të tij. Aktualisht, drejton Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Amerikan 3.
Ka përfunduar specializimin në Mjekësi Familje dhe Nefrologji me rezultate të shkëlqyera, duke fituar një formim të gjerë dhe multidisiplinar në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve. Gjatë specializimit në Nefrologji ka zhvilluar gjithashtu një periudhë internshipi pranë Departamentit të Nefrologjisë në Spitalin Tor Vergata, Romë, Itali.
Pas përfundimit të specializimit, iu bashkua Shërbimit të Nefrologjisë pranë Spitalit Amerikan, ku ofron ekspertizën e saj në diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e pacientëve me patologji renale.
Përgjatë karrierës së saj, ka kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e shërbimeve mjekësore, si dhe në trajnimin dhe formimin e brezave të rinj të mjekëve. Prej katër vjetësh është pjesë e stafit akademik në Fakultetin e Mjekësisë pranë Western Balkans University.
Gjithashtu, ka marrë pjesë në konferenca të shumta shkencore, duke ndarë përvojën e saj profesionale dhe duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin me komunitetin mjekësor brenda dhe jashtë vendit.
Me përvojën shumëvjeçare, përkushtimin, profesionalizmin dhe empatinë ndaj pacientëve, përfaqëson një vlerë të rëndësishme për Spitalin Amerikan, duke ndërthurur eksperiencën klinike, aftësitë drejtuese dhe kontributin akademik në ofrimin e një shërbimi mjekësor cilësor.
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Diagnostikimi i avancuar i kancerit të mushkërive, tashmë në Spitalin Amerikan 3!
Bronkoskopia është një metodë e rëndësishme diagnostikuese që mundëson marrjen e mostrave të indit (biopsi) për të përcaktuar natyrën e një lezioni pulmonar dhe llojin e tumorit.
I ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, Prof. Dr. Stefano Gasparini, ekspert ndërkombëtar në fushën e Pneumologjisë Intervencioniste, shpjegon rolin e bronkoskopisë dhe ekobronkoskopisë (EBUS) në diagnostikimin dhe stadifikimin e kancerit të mushkërive.
Ndërsa skaneri identifikon lezionet dhe karakteristikat e tyre, bronkoskopia mundëson marrjen e materialit për analizë. EBUS, përmes ultratingujve, lejon ekzaminimin dhe marrjen e mostrave nga nyjet limfatike, duke ndihmuar në vlerësimin e përhapjes së sëmundjes.
Materiali i marrë mund të përdoret gjithashtu për analiza molekulare, të cilat ndihmojnë në identifikimin e mutacioneve gjenetike dhe në përzgjedhjen e terapive të targetuara, sipas karakteristikave të tumorit.
Diagnoza e hershme, përcaktimi i saktë i llojit të tumorit dhe stadifikimi i sëmundjes janë hapa thelbësorë për zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm.
Falë teknologjisë moderne dhe Njësisë së Pneumologjisë Intervencioniste të Avancuar, Spitali Amerikan 3 ofron mundësinë e kryerjes së këtyre procedurave të specializuara në Shqipëri.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni:
https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #PneumologjiaIntervencioniste #ShendetiIMushkerive #ProfDrStefanoGasparini
Një standard i ri në kujdesin për shëndetin e mushkërive në Shqipëri: Spitali Amerikan 3 sjell Njësinë e Pneumologjisë Intervencioniste të Avancuar
Një zhvillim i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare është hapja e Njësisë së Pneumologjisë Intervencioniste në Spitalin Amerikan 3, e cila zgjeron mundësitë për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive komplekse të sistemit respirator.
Për të folur mbi këtë zhvillim, Dr. Klodeta Grosha, mjeke pneumologe / specialiste në Pneumologjinë Intervencioniste pranë Spitalit Amerikan 3, dhe Prof. Dr. Stefano Gasparini, ekspert ndërkombëtar në fushën e Pneumologjisë Intervencioniste, ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan. Gjatë intervistës, ata ndanë ekspertizën e tyre mbi rëndësinë e teknikave bashkëkohore diagnostikuese dhe terapeutike, si dhe potencialin që ky shërbim sjell për kujdesin shëndetësor në Shqipëri.
E pajisur me teknologji moderne, Njësia mundëson kryerjen e një sërë procedurash të specializuara, ndër të cilat:
• Bronkoskopia e avancuar fleksibël dhe rigide.
• Ekobronkoskopia (EBUS).
• Biopsitë pulmonare, përfshirë kriobiopsinë.
• Diagnostikimi dhe stadifikimi i kancerit të mushkërive.
• Diagnostikimi i sëmundjeve intersticiale pulmonare.
• Trajtimi endoskopik i ngushtimeve dhe bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Ky shërbim u ofron pacientëve shqiptarë mundësinë të kryejnë në vend procedura të specializuara, për të cilat më parë mund të nevojitej trajtimi jashtë Shqipërisë, përmes teknologjisë moderne dhe ekspertizës ndërkombëtare.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni: https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #PneumologjiaIntervencioniste #ShendetiIMushkerive #DrKlodetaGrosha #ProfDrStefanoGasparini #mushkeri
@rtvklan
Njësia e Pneumologjisë Intervencioniste të Avancuar, një risi në shërbimin shëndetësor në Shqipëri, në fokusin e emisionit “Rudina” në TV Klan!
Sot, në orën 17:00, live në TV Klan, Dr. Klodeta Grosha, mjeke pneumologe dhe specialiste në Pneumologjinë Intervencioniste pranë Spitalit Amerikan 3, dhe Prof. Dr. Stefano Gasparini, ekspert ndërkombëtar në Pneumologjinë Intervencioniste, do të jenë të ftuar në emisionin “Rudina”.
Në qendër të bisedës do të jetë Kabineti i ri i Pneumologjisë Intervencioniste të Avancuar në Spitalin Amerikan 3, një strukturë e kompletuar që realizohet për herë të parë në Shqipëri, duke sjellë mundësi të reja për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit respirator përmes teknikave të avancuara të bronkoskopisë.
Çfarë mundësish ofron kjo njësi? Cilat janë procedurat e avancuara që mund të kryhen tashmë në Shqipëri dhe si ndryshon kjo qasjen ndaj pacientëve që deri më tani u është dashur të kërkojnë këto shërbime jashtë vendit?
Përgjigjet, sot në emisionin “Rudina”!
📺 Mos e humbisni, në orën 17:00, live në TV Klan!
Çfarë është biopsia e mëlçisë dhe kur mjeku e rekomandon atë?
Biopsia e mëlçisë është një procedurë diagnostike që konsiston në marrjen e një mostre të vogël indi të mëlçisë, e cila analizohet në laborator për të identifikuar ndryshime apo sëmundje të mundshme.
Në cilat raste rekomandohet biopsia e mëlçisë?
🔹 Vlerësimi i dëmtimit: Për të përcaktuar shkallën e inflamacionit dhe fibrozës në sëmundje kronike të mëlçisë, përfshirë hepatitet kronike B dhe C apo sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, kur metodat jo invazive nuk japin informacion të mjaftueshëm.
🔹 Anomalitë e pashpjeguara: Kur analizat e gjakut tregojnë vlera të larta të enzimave të mëlçisë dhe shkaku mbetet i paqartë.
🔹 Vlerësimi i lezioneve të mëlçisë: Në raste të përzgjedhura, kur ekzaminimet imazherike nuk japin një diagnozë të qartë ose kur nevojitet konfirmim histologjik.
🔹 Pas transplantit: Për të vlerësuar funksionin e mëlçisë së transplantuar dhe për të identifikuar komplikacione të mundshme, si refuzimi i organit.
🔹 Sëmundjet autoimune dhe metabolike: Për të ndihmuar në diagnostikimin dhe vlerësimin e sëmundjeve specifike që prekin indin e mëlçisë.
Si kryhet procedura?
Biopsia e mëlçisë mund të kryhet me teknika të ndryshme. Një nga metodat më të përdorura është biopsia perkutane, e cila zakonisht realizohet nën drejtimin e ekografisë, për të mundësuar marrjen e mostrës në mënyrë sa më të saktë dhe të kontrolluar.
Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#BiopsiaEMëlçisë #Mëlçia #DiagnostikimIMirë #SpitaliAmerikan
Kur bëhet e nevojshme hemodializa? Cilat janë shenjat që nuk duhet të neglizhojmë?
Hemodializa është një terapi renale zëvendësuese që bëhet e nevojshme kur veshkat humbasin një pjesë të madhe të funksionit të tyre dhe nuk arrijnë të largojnë siç duhet toksinat dhe lëngjet e tepërta nga organizmi.
Dr. Kristiana Caushi, mjeke nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon çfarë është hemodializa, cilat janë simptomat që mund të shfaqen dhe pse diagnostikimi i hershëm është kaq i rëndësishëm.
🔹 Lodhje e tepërt dhe mungesë oreksi.
🔹 Të përziera dhe të vjella.
🔹 Kruarje e përgjithshme e lëkurës.
🔹 Ënjtje të gjymtyrëve të poshtme.
🔹 Vështirësi në frymëmarrje.
Kontrolli i rregullt i funksionit të veshkave përmes analizave si kreatinina, azotemia, urea dhe GFR ndihmon në identifikimin dhe ndjekjen në kohë të dëmtimit renal.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në:
https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #Nefrologji #Hemodialize #Veshka #DrKristianaCaushi
Çfarë është biopsia e veshkës dhe kur rekomandohet?
Biopsia e veshkës është një procedurë minimalisht invazive që ndihmon në diagnostikimin dhe karakterizimin e sëmundjeve renale, nëpërmjet marrjes së një mostre të vogël indi për ekzaminim histopatologjik.
Pranë Spitalit Amerikan 3, kjo procedurë realizohet nga Dr. Bledi Çekrezi, mjek radiolog me përvojë mbi 20-vjeçare dhe Shef i Departamentit të Imazherisë së Avancuar, nën drejtimin e ekografisë, duke mundësuar marrjen e mostrave me saktësi dhe kontroll të imazherisë.
Në cilat raste rekomandohet?
🔹 Kur dyshohet për sëmundje inflamatore ose autoimune të veshkave (si glomerulonefriti).
🔹 Kur ka dëmtim të pashpjeguar të funksionit të veshkave.
🔹 Kur analizat tregojnë proteinuri të konsiderueshme ose hematuri të vazhdueshme dhe të pashpjeguar.
🔹 Për të përcaktuar llojin dhe shkallën e dëmtimit të indit renal dhe për të orientuar trajtimin.
🔹 Në raste të përzgjedhura pas transplantit të veshkës, kur dyshohet për dëmtim ose komplikacione të transplantit.
🔹 Në raste të caktuara, për vlerësimin diagnostik të një mase renale të dyshimtë.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, kontaktoni në: 042 357 535
🌐 Ose vizitoni: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #biopsi #drbledicekrezi #biopsiaeveshkes #veshka #spitaliamerikan3
👁️Një vizitë te okulisti mund të zbulojë edhe probleme të tjera shëndetësore në organizëm.
Po çfarë sëmundjesh të tjera mund të evidentohen?
Ndiqni Dr. Eugen Dautllari, Kirurg Oftalmolog në Spitalin Amerikan 3, i cili shpjegon pse një kontroll i syve mund të na tregojë më shumë nga sa mendojmë.
👁️ Kujdesuni për sytë tuaj! Kryeni kontrolle të rregullta okulistike dhe mos neglizhoni asnjë ndryshim në shikim. Kujdesi për sytë është pjesë e rëndësishme e kujdesit për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #SpitaliAmerikan3 #DrEugenDautllari #Oftalmologji #ShëndetiISyve #KontrollOkulistik
🩻 Aceso: radiografia me rrezatim të ulët dhe cilësi të lartë imazhi
Siguria e pacientit dhe saktësia e diagnostikimit janë thelbësore në çdo ekzaminim mjekësor. Teknologjia e re e radiografisë Aceso, e disponueshme në Spitalin Amerikan 3, sjell një standard të avancuar të imazherisë, duke kombinuar dozë shumë më të ulët rrezatimi me cilësi të lartë imazhi.
Kjo teknologji është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët, pacientët e ndjeshëm dhe rastet që kërkojnë ekzaminime të përsëritura, duke garantuar një ekuilibër optimal mes sigurisë dhe diagnostikimit të saktë.
👉 Ekspozim shumë më i ulët ndaj rrezatimit
👉 Imazhe me cilësi të lartë për diagnostikim më të saktë
👉 Siguri më e lartë për fëmijët dhe pacientët e ndjeshëm
👉 Rezultate të shpejta dhe efikase
👉 Komoditet maksimal gjatë ekzaminimit
👉 I përshtatshëm për urgjenca dhe kujdes intensiv
👉 Kapacitet deri në 310 kg, i përshtatshëm edhe për pacientët me obezitet
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
A mund të shfaqen probleme me zemrën gjatë shtatzënisë?
Shtatzënia sjell ndryshime të rëndësishme në organizmin e gruas, përfshirë edhe sistemin kardiovaskular. Por kur këto ndryshime bëhen shqetësuese dhe cilat janë problematikat që mund të shfaqen?
Dr. Edjon Hajro, kardiolog pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon më shumë rreth këtij fenomeni, duke u ndalur te disa prej problematikave kardiake që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë dhe rëndësia e identifikimit të tyre në kohë.
Ju ftojmë të ndiqni shpjegimin e plotë nga Dr. Edjon Hajro.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#Shtatzënia #Kardiologji #DrEdjonHajro #SpitaliAmerikan3 #SpitaliAmerikan #zemra
HOLEP - Teknologjia moderne me lazer për trajtimin e prostatës së zmadhuar
Zmadhimi i prostatës është një problem i zakonshëm tek meshkujt, veçanërisht pas moshës 50 vjeç, dhe mund të shkaktojë vështirësi në urinim, urinim të shpeshtë gjatë natës, rrjedhje të dobët të urinës dhe ndjesinë e moszbrazjes së plotë të fshikëzës.
🩺 Sot, falë teknologjisë moderne, trajtimi i prostatës së zmadhuar mund të realizohet pa kirurgji të hapur përmes metodës HOLEP (Holmium Laser Enucleation of the Prostate), e konsideruar si një nga standardet më të avancuara në urologjinë moderne.
⚡ Gjatë procedurës, lazeri Holmium përdoret për të hequr indin e prostatës që shkakton bllokimin urinar, duke e realizuar ndërhyrjen në mënyrë endoskopike, pa prerje kirurgjikale.
✅ Përfitimet e HOLEP:
• Pa kirurgji të hapur
• Pa prerje të jashtme
• Humbje minimale gjaku
• Efektive edhe për prostata shumë të mëdha
• Qëndrim më i shkurtër në spital
• Rikuperim më i shpejtë
• Rezultate afatgjata dhe të qëndrueshme
💡 HOLEP ofron një zgjidhje moderne, të sigurt dhe efektive për pacientët që kërkojnë trajtim të avancuar të prostatës së zmadhuar, me më pak shqetësime dhe kthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme.
👨⚕️ Nën kujdesin e Dr. Faruk Doğan, pacientët përfitojnë nga teknologjia më bashkëkohore dhe ekspertiza e specializuar në trajtimin e sëmundjeve të prostatës.
📍 Spitali Amerikan 3
📞 Rezervime: 042 35 75 35
🌐 Online: rezervime.spitaliamerikan.com
👨⚕️ Dr. Faruk Doğan
Urology | Andrology | Urogynecology
💜 Luftëtarët më të vegjël, me forcën më të madhe!
Vasjana, mami i Kridit rrëfen historinë e vogëlushit që erdhi në jetë në javën e 27-të të shtatzënisë, shumë më herët nga sa e kishin imagjinuar.
Dy muaj në inkubator, mes pasigurisë, frikës dhe shpresës. Dy muaj ku çdo ditë ishte një betejë dhe çdo përmirësim, një fitore e vogël. ❤️
Në këtë rrugëtim, familja e tij pati pranë ekipin e Neonatologjisë në Spitalin Amerikan 3, me në krye Dr. Niketa Koliçin, që me përkushtim, kujdes dhe mbështetje i qëndruan pranë në çdo hap.
Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#DitaBoteroreEPrematuritetit #WorldPrematurityDay #Neonatologji #SpitaliAmerikan3 #PrematureBaby
💜 Bebet e lindura para kohe janë luftëtarë të vërtetë!
Çdo frymëmarrje është një fitore, çdo ditë një hap përpara dhe çdo jetë e vogël një histori force e shprese.
Në Spitalin Amerikan 3, ekipi ynë i Neonatologjisë është pranë këtyre luftëtarëve të vegjël, me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes në çdo moment.
💜 17 Nëntor | Dita Botërore e Prematuritetit
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #WorldPrematurityday #newborn #babycare #nicubaby
💜 15 Nëntor – Dita Botërore e Prematuritetit
Sot nderojmë forcën e jashtëzakonshme të foshnjave që vijnë në jetë para kohe, guximin e prindërve të tyre dhe përkushtimin e ekipeve mjekësore që kujdesen për ta.
Sepse ndonjëherë, historitë më të mëdha të guximit fillojnë nga njerëzit më të vegjël. 💜
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
💚 Diabeti mund të ndikojë në shëndetin e shumë organeve dhe sistemeve të trupit.
Kur niveli i sheqerit në gjak qëndron i lartë për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë ndryshime që prekin funksionimin e tyre.
👉 Shfletoni karuselin për të kuptuar më mirë ndikimin e diabetit në organizëm.
💚 Informimi është një hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë sëmundjen dhe pasojat e saj në shëndet.
Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#Diabeti #SpitaliAmerikan #Endokrinologji
14 Nëntor – Dita Botërore e Diabetit
Diabeti nuk është vetëm një çrregullim i nivelit të sheqerit në gjak. Ai është një sëmundje kronike metabolike që mund të ndikojë në funksionimin e organeve dhe në cilësinë e jetës.
🩺 Diagnostikimi i hershëm, monitorimi i rregullt dhe menaxhimi i duhur janë thelbësore për të ulur rrezikun e komplikacioneve afatgjata.
Personat e diagnostikuar me diabet duhet të kryejnë kontrolle periodike, të paktën një herë në vit ose më shpesh, sipas rekomandimit të mjekut specialist.
💙 Diabeti kërkon kujdes të vazhdueshëm. Parandalimi i komplikacioneve fillon me kontrollet e rregullta!
Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
#SpitaliAmerikan3 #DitaBoteroreEDiabetit #WorldDiabetesDay #Diabeti #Endokrinologji
🫁 2.5 milionë persona humbin jetën çdo vit nga pneumonia në botë/ Dr. Jehona Neziraj: Vaksinimi, një nga masat kryesore parandaluese
Pneumonia vijon të mbetet një ndër sfidat serioze për shëndetin publik, me rreth 2.5 milionë viktima çdo vit në mbarë botën.
Dr. Jehona Neziraj, mjeke pneumologe pranë Spitalit Amerikan 1, tërheq vëmendjen për rrezikun që paraqet kjo sëmundje, simptomat që nuk duhen neglizhuar dhe rëndësinë e diagnostikimit e trajtimit në kohë.
Temperatura e lartë që zgjat disa ditë, kolla dhe vështirësia në frymëmarrje janë ndër shenjat që kërkojnë vëmendje mjekësore.
Dr. Jehona Neziraj thekson gjithashtu rëndësinë e vaksinimit kundër gripit dhe pneumokokut si masa parandaluese, si dhe kujdesin e shtuar për personat e ekspozuar ndaj pluhurit dhe ndotjes në ambientet e punës.
@mcntv.al
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #SpitaliAmerikan1 #DrJehonaNeziraj #Pneumonia #Pneumologji #Vaksinimi #mushkerite
Dhimbja e qafës, kur mund të jetë shenjë e një problemi reumatologjik?
Dhimbja e qafës lidhet shpesh me ndryshimet muskulare dhe artrozike, por në disa raste mund të ketë edhe natyrë inflamatore dhe të shoqërohet me sëmundje reumatologjike.
Kur duhet të dyshojmë për një shkak inflamator? Cilat shenja duhet të na bëjnë më të vëmendshëm?
Ndiqni shpjegimin e Dr. Entela Memlika, mjeke reumatologe pranë Spitalit Amerikan 3, për të mësuar më shumë.
Për më shumë informacion ose konsultë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #Reumatologji #DhimbjeQafe #EntelaMemlika #qafa
Çfarë përfitoni nga trajtimi i venave varikoze me radiofrekuencë?
Venat varikoze nuk janë vetëm një shqetësim estetik. Ato mund të shoqërohen me dhimbje, rëndesë, lodhje dhe ënjtje të këmbëve, duke ndikuar në cilësinë e jetës.
Në Spitalin Amerikan 3, Dr. Artan Jahollari, Kirurg Kardiovaskular, realizon trajtimin e venave varikoze me ablacion endovenoz me radiofrekuencë, një metodë moderne dhe minimalisht invazive që synon trajtimin e refluksit venoz.
Si realizohet procedura?
👉 Përmes një punksioni të vogël në lëkurë, në venën e trajtuar vendoset një kateter i hollë, nën kontrollin e Eko Doppler-it.
👉 Nëpërmjet kateterit aplikohet energjia e radiofrekuencës, e cila gjeneron nxehtësi dhe shkakton mbylljen e kontrolluar të venës me refluks.
👉 Procedura kryhet zakonisht me anestezi lokale tumescente.
Cilat janë përfitimet e trajtimit me radiofrekuencë?
✔️ Trajtimi i shkakut të refluksit venoz: Mbyllja e venës sipërfaqësore me funksion të dëmtuar.
✔️ Përmirësimi i qarkullimit venoz: Gjaku ridrejtohet përmes venave funksionale.
✔️ Lehtësimi i simptomave: Ndihmon në reduktimin e dhimbjes, rëndesës dhe ënjtjes së këmbëve që lidhen me refluksin.
✔️ Përmirësimi estetik: Kontribuon në përmirësimin e pamjes së këmbëve.
✔️ Rikuperim i shpejtë: Pacienti zakonisht mund të ecë menjëherë pas procedurës dhe të rikthehet gradualisht në aktivitetet e përditshme.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë me Dr. Artan Jahollari, kontaktoni në 04 235 7535 ose rezervoni online:
http://rezervime.spitaliamerikan.com/
Spitali Amerikan 3, përqafoje jetën!
Variçet, a mund të parandalohen? Si mund ta ulim rrezikun e shfaqjes së tyre?
Edhe pse disa faktorë nuk mund t’i ndryshojmë, ka mënyra për të ndikuar në shëndetin e venave tona përmes kujdesit të përditshëm.
Ju ftojmë të ndiqni shpjegimin e Dr. Artan Jahollarit, kirurg kardio-vaskular në Spitalin Amerikan 3, i cili ndan këshilla praktike për uljen e rrezikut të shfaqjes së variçeve dhe kujdesin që duhet të tregojmë në situata të ndryshme.
Për konsultë, kontaktoni në 042 357 535 ose rezervoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #Variçe #ArtanJahollari #venatvarikoze
🫁 Mos neglizhoni simptomat e pneumonisë, parandalimi fillon me kujdesin
📅 12 Nëntor – Dita Botërore e Pneumonisë
Pneumonia mund të prekë çdo grupmoshë, por fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit.
Dr. Klodeta Grosha, mjeke pneumologe intervencioniste në Spitalin Amerikan 3, sjell në vëmendje rëndësinë e njohjes së simptomave dhe marrjes së masave parandaluese.
🔎 Kujdes ndaj shenjave kryesore:
• Temperaturë e lartë
• Kollë
• Vështirësi në frymëmarrje
• Lodhje dhe dobësi e përgjithshme
Si të mbrohemi?
• Vaksinimi kundër pneumonisë dhe gripit
• Higjiena e duarve
• Ajrosja e ambienteve
• Shmangia e kontaktit me persona të sëmurë
• Aktiviteti fizik dhe kujdesi për shëndetin
Mos i neglizhoni simptomat! Konsulta me mjekun dhe kontrollet në kohë ndihmojnë në parandalimin e komplikacioneve.
Kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#DitaBotëroreEPneumonisë #WorldPneumoniaDay #SpitaliAmerikan #DrKlodetaGrosha #peumonia #mushkeri
Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Creatinemia
- Azotemia
- ³¢¾±±辱»å´Dzµ°ù²¹³¾ë
- TSH
- Glicemi esëll
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubine Totale
- ¹ó±ð°ù°ù¾±³پ±²Ôë
- Urinë komplet
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Echo mamme (bilaterale)
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Glicemi esëll
- TSH
- ³¢¾±±辱»å´Dzµ°ù²¹³¾ë
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubinë Totale
- PSA Totale
- Azotemia
- Creatinemia
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu
Shërbimi më i mirë për ju!
Në Spitalin Amerikan do të gjeni shërbimin më të mirë.
Urgjenca
Stafi mjekësor
Check up, kontrolli periodik
Revista Vital
VITAL është botim mjekësor i ÌÇÐÄlogoÈë¿Ú Sh.A. – Spitali Amerikan. VITAL është botim FALAS dhe nuk mund të shitet. Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e revistës.
Klientë dhe Partnerë










































