
Hematologji
Hematologjia është dega e Mjekësisë Interne që trajton sëmundjet e gjakut dhe organeve që përbëjnë sistemin hematopoietik. Mjeku hematolog vlerëson klinikën e pacientit, ndryshimet laboratorike dhe radiologjike, për vendosjen e diagnozës, zbulimin e mundshëm të shkaqeve, trajtimin, monitorimin e përgjigjes ndaj mjekimit, përcaktimin e prognozës dhe nëse është e mundur parandalimin e sëmundjeve të gjakut.
Departamenti i Hematologjisë në Spitalin Amerikan ofron një shërbim të specializuar klinik, laboratorik dhe në bashkëpunim me laboratore të specializuara jashtë vëndit dhe analiza specifike në të gjitha aspektet e fushës së Hematologjisë. Hematologët diagnostikojnë dhe trajtojnë sëmundjet e rruazave të kuqe, rruazave të bardha, trombociteve (dhe faktorëve të koagulimit), pakësimi apo rritja e tyre, beninje apo malinje, të lindura apo të fituara.
Synimi i Vitit 2019 i Spitalit Amerikan, është realizimi për herë të parë në Shqipëri, i Transplantit të Qelizave Burimore Hematopoietike, për trajtimin e sëmundjeve malinje dhe jo malinje hematologjike dhe jo hematologjike.
³§³óë°ù²ú¾±³¾±ð:
- Anemi të Fituara
- Anemi të lindura
- ±á±ð³¾´Ç²µ±ô´Ç²ú¾±²Ô´Ç±è²¹³Ù¾±³Ùë
- Limfoma
- Mieloma Multiple
- Leuçemia Akute dhe Kronike
- Çrregullime të koagulimit
- Kimioterapia/Imunoterapia
- Realizimi i Biopsisë së Palcës së Kuqe të Kockave.
- Realizimi i Aspirimit të Palcës së Kuqe të Kockave (Mielograma)


