

Onkologji
Departamenti i onkologjisë kujdeset për diagnostikimin dhe përpilimin e planit të trajtimit të pacientëve që vuajnë nga sëmundja e kancerit. Departamenti i onkologjisë në Spitalin Amerikan ka në bazë të punës së tij bashkëpunimin, punën në ekip që është edhe çelësi i suksesit në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Një ekip multidisiplinar i përbërë nga mjekët onkologë, patologë, radiologë, kirurgë dhe mjekë të specialiteteve të tjera sipas nevojës, punojnë së bashku për të përcaktuar trajtimin e duhur për çdo pacient.
Diagnostikimi i kancerit
Diagnostikimi, hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje bëhet duke përdorur metodat më të fundit, sa më pak invasive për pacientin, duke përfshirë “stereotactic core biopsy� dhe procedurat kirurgjikale laparoskopike, si dhe analizat gjenetike që ndihmojnë për të parë tendecën që ka pacienti për trashëgimin e kancerit si dhe vendosjen e terapive të personalizuara për çdo pacient.
Kimioterapia
Kimioterapia është thjesht administrimi i disa medikamenteve për të luftuar kancerin. Shumica e pacientëve pasi marrin kimioterapinë largohen nga spitali (terapi ditore), por ka edhe skema kimioterapie që e kanë të domosdoshme qëndrimin në spital. Në disa raste mund të vendoset edhe një port-cut që është një facilitet i konsiderueshëm në marrjen e disa skemave të kimioterapisë. Trajtimet më të fundit me terapi të kombinuar me radioterapi e shoqëruar me kimioterapi.
Në Spitalin Amerikan trajtohen:
- Kanceri i Traktit Gastrointestinal
- Kanceri i Gjirit
- Kanceri i Mushkërive
- Kanceri i Sistemit Genitourinar
- Kanceri Gjinekologjik
- Limfoma
- Sarkoma
- Melanoma





